Parlamenti britanik, “fans” i faqeve pornografike
09 janar 2018
| 10:48
Më shumë se 24 000 përpjekje janë bërë për të hyrë në faqe interneti pornografike nga ndërtesa e parlamentit britanik në pesë muajt që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të shkuar.
Sipas shifrave zyrtare, 24 473 tentativat, apo 160 në ditë, u bënë nga kompjuterët apo pajisjet e tjera elektronike të lidhur me rrjetin e parlamentit që përdoret nga deputetët, stafi i tyre si dhe nëpunësit nga qershori deri në tetor të 2017-s.