Parlamenti britanik refuzon përsëri planin për marrëveshjen e Brexit-it
12 mars 2019
| 20:41
Marrëveshja e mbështetur nga kryeministrja Theresa May për daljen e Britanisë nga BE-ja, është kundërshtuar nga një shumicë e deputetëve.
Kundër marrëveshjes kanë votuar 391 deputetë, ndërsa pro saj kanë votuar 242.
Pas këtij votimi kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se qeveria e saj, të mërkurën, do ta dërgojë një mocion në parlament në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars pa një marrëveshje.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit-it hidhet poshtë nuk do të ketë shans të tretë.
Votimi i së martës ishte një goditje për Theresa May dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre.
/Epoka e re/