Me 331 vota pro, Parlamenti Evropian i jep mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën

28 mars 2019 | 13:07

Parlamenti Europian ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë me dije në llogarinë e saj në “Twitter” raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon, e cila ka thënë se e inkurajon Këshillin Europian që të veprojë tani.

“Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.

Ndërkaq edhe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon, në Parlamentin Evropian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj Komisioni Qendror i…