Parlamenti Europian zgjedh Tiranën për të hapur zyrën për Ballkanin Perëndimor

10 mars 2025 | 21:04

Parlamenti Europian pritet të hapë një zyrë në Tiranë për të shërbyer si pikë kontakti mes PE, parlamenteve të vendeve anëtare dhe partnerëve lokal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Europian ku mes të tjerash shkruhet se “zyra do të promovojë pozicionet dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me pranimin në BE, dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon”.

Parlamenti Europian ka mbështetur vazhdimisht perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, duke njohur rëndësinë e tij strategjike për stabilitetin rajonal dhe projektin më të gjerë evropian. Krijimi i zyrës pasqyron strategjinë më të gjerë të BE-së për thellimin e angazhimit me vendet kandidate.

Nevoja jetike për të forcuar partneritetet e BE-së në Ballkanin Perëndimor është bërë edhe më e qartë duke pasur parasysh sfidat aktuale gjeopolitike, jo më pak luftën e Rusisë në Ukrainë.

Krijimi i një zyre të PE në Tiranë nënvizon angazhimin e fortë të Parlamentit për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke nxitur stabilitetin, demokracinë dhe lidhjet më të ngushta midis BE-së dhe fqinjëve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte publikuar armën…