Parlamenti Evropian e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

31 janar 2019 | 16:01

Parlamenti Evropian (PE) e ka njohur presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, si udhëheqës de facto të këtij shteti, duke rritur kështu presionin ndërkombëtar mbi presidentin socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Ligjvënësit e BE-së kanë votuar me 429 vota për, 104 kundër dhe 88 abstenime një deklaratë në të cilën kërkohet nga 28 qeveritë e vendeve anëtare të BE-së ta konsiderojnë Guaidon “të vetmin president të përkohshëm legjitim” derisa të ketë zgjedhje të reja presidenciale në Venezuelë, të lira, transparente dhe të besueshme.

Guaido është vetëshpallur president javën e kaluar, pas protestave masive kundër Maduros.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, shumica e vendeve në Amerikën Latine dhe të tjera e kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Rusia, Turqia, Siria janë në mesin e vendeve që janë radhitur përkrah Maduros.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën në Izrael.…