Parlamenti Evropian i shqetësuar për emërimin e Vulinit drejtor i BIA-s serbe
Parlamenti Evropian dënon ashpër skenën e vrasjeve masive në Serbi në maj 2023 dhe, në shenjë pikëllimi dhe solidariteti, bën thirrje për një hetim të detajuar, thuhet në amendamentin gojor të dorëzuar në raportin për Serbinë nga raportuesi, Vladimir Bilçik. Amendamentet gojore mund të paraqiten vetëm në raste të jashtëzakonshme për shqyrtim në seancën plenare të PE-së përpara se teksti në shqyrtim të hidhet në votim.
Përveç amendamentit gojor që do të prezantohet nesër gjatë debatit, 11 të tjera iu dorëzuan tekstit të raportit për Serbinë që tashmë është miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Deputetët e Liberalëve, Socialdemokratëve dhe të Gjelbërve kërkojnë që raporti për Serbinë të përfshijë “shqetësimin e deputetëve për rastin e Elektroprivreda Srbije, në të cilin prokurorët u larguan nga procesi pasi filluan të hetojnë korrupsionin në atë kompani”.
Në amendamentin e përbashkët të të tre grupeve, kërkohet gjithashtu futja e nenit që shpreh “shqetësimin për emërimin e drejtorit të BIA-s (shërbimi informativ), Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit, dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarit rus në ekzil”, shtuar këtu edhe rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i dënuar me 25 vjet burg në Rusi.
Të tre grupet parlamentare paraqitën gjithashtu një amendament të përbashkët në të cilin kërkojnë ndryshimin e tekstit në mënyrë që formulimi “PE shpreh shqetësimin e tij për financimin e mundshëm shtetëror të Telekomit, i cili i jep asaj kompani një avantazh të padrejtë dhe kontribuon në përkeqësimin e situatë në të cilën gjendet media e pavarur”, fshihet nga formulimi “e mundur”, duke pasur parasysh se nuk ka dilemë nëse Telekomi financohet nga fondet shtetërore.