Parlamenti Evropian: Lukashenko, bashkëpunëtor në krimet e Putinit
14 shtator 2023
| 12:42
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar një rezolutë që e cilëson udhëheqësin bjellorus, Aleksandër Lukashenko si “bashkëpunëtor” të “krimeve” të Rusisë.
Në një raport mbi marrëdhëniet e tij me Bjellorusinë, PE-ja ka thënë se regjimi i Lukashenkos kishte mundësuar “luftën e pajustifikuar të agresionit” të Moskës kundër Ukrainës, shkruan “Sky News”.
Prandaj, sipas PE-së regjimi mban përgjegjësi “për shkatërrimin dhe dëmin e shkaktuar”, thuhet në rezolutë.
Ky raport u bën thirrje institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve anëtare të ndjekin penalisht zyrtarët bjellorusë “të cilët janë bashkëpunëtorë në krimin e agresionit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e gjenocidit të kryera kundër Ukrainës”.