Parlamenti Evropian me shumicë të votave pro liberalizimit të vizave për Kosovën

25 mars 2021 | 15:50

Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka thënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, e cila ka mbajtur një fjalim gjatë diskutimit të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe i bëjë thirrje të veprojë Parlamentit të BE-së”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Viola von Cramon ka treguar se për liberalizimin e vizave kanë votuar 472 eurodeputetë, 165 ishin kundër gjersa 41 sosh kanë abstenuar.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar sot letër kryetarit të…