Parlamenti Evropian ndalon plastikën njëpërdorimshe
25 tetor 2018
| 12:41
Parlamenti Evropian ka vendosur të ndalojë një seri sendesh plastike njëpërdorimshe, si pipat plastike, pastruesit e veshëve dhe serviset plastike, e të garantojë që sa më shumë shishe plastike të riciklohen, në një përpjekje për të reduktuar ndotjen e deteve.
Sipas propozimit të miratuar nga Parlamenti Evropian, 10 produkte plastike njëpërdorimshe do të ndalohen deri në vitin 2021 dhe shtetet anëtare të BE-së janë të detyruara të riciklojnë 90 për qind të shisheve plastike deri në vitin 2025.
Pas votimit, që përfundoi me 571 vota pro dhe 53 kundër, anëtarët e Parlamentit Evropian që propozuan ligjin folën për një fitore për oqeanet, ambientin dhe brezat e ardhshme.