Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO
Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për tu bërë pjesë e NATO-s.
Me anë të një postimi në Twitter, ishte vetë parlamenti finlandez ai që e bëri të ditur lajmin ku 188 deputetë ishin pro aplikimit të Finlandës në NATO ndërsa tetë ishin kundër.
“Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit të Finlandës në Twitter.
Ky votim i parlamentit i hapë rrugë presidencës dhe kryeministrisë që të ndërmarrin hapat që aplikimi të bëhet në formë zyrtare.
Kujtojmë se aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s vjen pas agresionit rus në Ukrainë, ku vet Rusia ka thënë se do të ketë pasoja për këto dy shtete nëse tentojnë të bëhen pjesë e NATO-s.