Parlamenti holandez voton kundër hapjes së negociatave Shqipëri-BE
Parlamenti i Holandës ka votuar për mos dhënien e dritës jeshile për nisjen e negociatave te anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas shumicës dërrmuese të deputetëve holandezë, “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”.
Parlamenti holandez i kërkon qeverise që të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Europian për Shqipërinë, pasi thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Brukseli, ndërsa theksin e vendos tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.
“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf.