Parlamenti i Gjermanisë miraton propozimin për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë

28 prill 2022 | 17:42

Me propozimin e miratuar, krijohet mundësia që qeveria të mund të dërgojë armë të rënda dhe sisteme të ndryshme të armëve në Ukrainë.

Në Parlamentin Federal të Gjermanisë u miratua propozimi i dhënë për çështjen e dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Propozimi i paraqitur nga Partia Social Demokratike (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) të cilat formojnë qeverinë, u mbështet edhe nga Partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU). Ndërsa kundër propozimit votuan Partia Alternative për Gjermaninë (AfD) dhe Partia e Majtë.

Propozimi i emërtuar “Mbrojtja e paqes dhe lirisë në Evropë” u miratua me 586 vota “pro” dhe 100 vota “kundër” ndërsa 7 deputetë abstenuan.

Me propozimin e miratuar, krijohet mundësia që qeveria të mund të dërgojë armë të rënda dhe sisteme të ndryshme të armëve në Ukrainë.

Por, dërgesa e armëve do të vlerësohet në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e NATO-s.

Dietmar Bartsch, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë e cila votoi “kundër” propozimit, ka paralajmëruar për rrezikun e luftës bërthamore si pasojë e dërgimit të armëve në Ukrainë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi sot që ta largojë nga…