Parlamenti i Greqisë ratifikon marrëveshjen për emrin e Maqedonisë
Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen me Maqedoninë për zgjedhjen e kontestit të emrit. Për marrëveshjen kanë votuar 153 deputetë nga 300 sa numëron institucioni ligjvënës në Athinë. 143 deputetë të opozitës kanë votuar kundër, ndërsa një votë abstenim.
Votimit i ka paraprirë një debat treditor i përcjellë me akuza të shumta mes deputetëve të partisë së kryeministrit grek, Aleksis Cipras, dhe atyre të Demokracisë së Re, të cilët marrëveshjen e vlerësonin të dëmshme. Janë mbajtur edhe protesta të shumta nga grupe të ndryshme të cilat të enjten në mbrëmje dogjën edhe flamurin maqedonas.
Pas votimit të marrëveshje, parlamenti grek duhet t’i njoftojë shtetet anëtarë të NATO-së se tërhiqet nga bllokimi i pranimit të Maqedonisë në NATO, raporton “Rel”.
Me marrëveshjen Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.
Marrëveshja ishte nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilën mbyllet kontesti 27 vjeçar mes dy vendeve.