Parlamenti rrëzon Qeverinë e Rumanisë
05 shkurt 2020
| 15:51
Qeveria e pakicës e kryeministrit të Rumanisë, Ludovic Orban është rrëzuar të mërkurën, pasi ka humbur votën e besimit.
Ky mocion është iniciuar nga opozita majtiste, përkatësisht Socialdemokratët dhe partia etnike hungareze UDMR.
Këto dy parti e kanë kritikuar Orbanin për përpjekje për të ndryshuar ligjet zgjedhore pa debat publik.
Ligjvënësit kanë votuar për shkarkimin e qeverisë me 261 vota për dhe 139 kundër.
Kjo ka qenë prova e parë e mbështetjes parlamentare për Qeverinë e Orbanit, e cila ka marrë detyrën në nëntor, me zotimet se do ta luftojë ashpër korrupsionin.
Zgjedhjet e parakohshme në Rumani pritet të mbahen më së voni në qershor. /Rel/