Parlamenti shkarkon kryeministrin e Spanjës
01 qershor 2018
| 12:15
Parlamenti i Spanjës ka rrëzuar Mariano Rajoy nga posti i kryeministrit, pasi një mocion mosbesimi i nisur nga lideri nacionalist Pedro Sanchez ka marrë shumicën e votave të deputetëve spanjollë.
Sanchezi ka siguruar 180 vota, duke marrë mbështetjen edhe të partive të vogla, përfshirë Partinë Nacionaliste Baske, ndërsa 169 deputetë ishin kundër, dhe një abstenim.
Lideri socialist, Pedro Sanchez, e kishte nisur mocionin pasi partia e Rajoy është përfshirë në një skandal korrupsioni.
Rajoy është bërë kryeministri i parë në historinë moderne të Spanjës që rrëzohet me një mocion mosbesimi.
Rajoy, që drejton Partinë Popullore, ka mbajtur postin e kryeministrit të Spanjës që prej vitit 2011.