Parlamenti turk shndërrohet në një arenë boksi mes deputetëve
Parlamenti i Turqisë u shndërrua në një arenë boksi të martën, më 4 qershor, teksa deputetët u përplasën me njëri-tjetrin.
Shkak janë bërë debatet për largimin dhe arrestimin e kryetarit të zgjedhur të provincës Hakiari në Turqinë juglindore.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe: Ka biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiçit
Policia arrestoi të hënën kryebashkiakun Mehmet Sidik Akis, i cili u zgjodh me partinë pro-kurde DEM për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe u zëvendësua nga guvernatori i shtetit, tha ministria e Brendshme, dy muaj pasi kryebashkiaku fitoi zgjedhjet lokale.
Lajmi shkaktoi një reagim të fortë nga deputetët e DEM-it, të cilët paraqitën një mocion për shqyrtim parlamentar dhe protestuan para selisë duke mbajtur pankarta.
Deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, duke çuar në incidente.
🚨AKP'li Osman Gökçek, DEM Partili Ferit Şenyaşar'a tekme attı‼️
◾DEM Parti'nin TBMM'deki kayyum protestosuna AKP'li milletvekilleri saldırdı
◾Çıkan kavgada AKP'li Osman Gökçek'in tekme attığı görüldüpic.twitter.com/OoBfsOq4Rr
— SHORT NEWS (@NEWSSHORTT) June 4, 2024