Parlamentin Evropian kërkon sërish heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës

09 shkurt 2021 | 21:30

Fushata parazgjedhore e 2021-ës e ka një veçanti.

Kandidatët për kryeministër e as ata për president të Republikës nuk po premtojnë liberalizimin e vizave.

Në dekadën e fundit ky ka qenë premtim kapital i partive politike por që kurrë nuk u realizua.

Ndërkohë nga Brukseli vijnë lajme për një angazhim të eurodeputetëve që të ecet para me heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen.

“Për momentin po negociohet Raporti për Kosovën në Parlamentin Evropian .Me këtë dokument do ti kërkohet disa vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të heqin bllokadën e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të gjitha kriteret tashmë janë plotësuar dhe kosovarët meritojnë udhëtimin e lirë pa viza” tha eurodeputeti Lukas Mandl.

Për tu bërë realitet liberalizimi duhet të votohet nga Këshilli evropian përderisa Komisioni disa herë ndër vite ka aprovuar vendim se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe se vendet anëtare duhet të votojnë.

Zyrtarisht Franca dhe Holanda janë dy vendet që i kanë thënë Jo liberalizimit për shtetasit e Kosovës.

Parisi dhe Amsterdami kërkojnë nga Prishtina zyrtare rezultate konkrete në luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Parlamenti Evropian vepron në emër të evropianëve . Ne jemi përfaqësuesit e popullit dhe po e shtyjmë përpara procesin në mënyra të ndryshme. I mbetet Këshillit të BE-së pra vendeve anëtare të vendosin për heqjen e regjimit të vizave” thotë Mandl.

Liderët e Bashkimit Evropian sipas agjendës më 24 dhe 25 Qershor debatojnë për ardhmërinë e Zonës së lëvizjes së Lirë Schengen ku Kosova mëton të bëhet pjesë tash e 12 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…