Parlamentin Evropian nderon viktimat e tragjedisë në Bullgari
Deputetët e Parlamentit Evropian janë çuar në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave që tragjikisht humbën jetën dje në një aksident trafiku në Bullgari.
Presidentit i PE-së, David Sassoli, ka thënë se ngjarja e rënd ka tronditu gjithë Evropën. “Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Evropian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve tê Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, ka deklaruar ai.
46 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë, humbën jetën ditën e djeshme në një aksident në Strumë të Bullgarisë pasi po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll të Turqisë.