Parlamentit izraelit refuzoi zgjedhjen me dy shtete, reagon Autoriteti palestinez
Pasi parlamenti izraelit miratoi një vendim që hedh poshtë plotësisht idenë e një shteti palestinez për herë të parë, u shprehën edhe zyrtarët palestinezë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, i cili tha se nuk do të ketë paqe dhe siguri pa krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
“Qeveria izraelite, me ndihmën e Uashingtonit, e shtyu të gjithë rajonin në humnerë. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza është terrorizëm”, tha ai.
Hussein Al-Sheikh, një nga ndihmësit e presidentit, Mahmoud Abbas, tha se vendimi i parlamentit izraelit është racizëm i pastër.
“Është mosrespektim i ligjit ndërkombëtar dhe politikës së përjetësimit të përjetshëm të okupimit. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që hezitojnë të njohin një shtet palestinez ta bëjnë këtë menjëherë për të mbrojtur zgjidhjen me dy shtete. Unë gjithashtu u bëj thirrje vendeve arabe vendet t’i përgjigjen në mënyrë të duhur rezolutës së miratuar në parlament”, shpjegoi Al-Sheikh.
Kujtojmë se Rezoluta u bashkë-sponsorizua nga partitë e koalicionit qeverisës të kryeministrit, Benjamin Netanyahu së bashku me partitë e djathta nga opozita, madje mori mbështetje nga partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz.
Deputetët e partisë së qendrës së majtë Yesh Atid të liderit të opozitës Yair Lapid u larguan nga seanca, edhe pse ai mbrojti një zgjidhje me dy shtete. Të vetmit që kundërshtuan rezolutën ishin deputetë nga partitë Laburiste, Ra’am dhe Hadash-Ta’al.
Rezoluta u miratua vetëm disa ditë para vizitës së Netanyahut në SHBA për t’iu drejtuar Kongresit dhe për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Masa ka të ngjarë të irritojë më tej demokratët të cilët nuk janë të kënaqur që qeveria izraelite po refuzon zgjidhjen me dy shtete.