Parma i shtohet garës për Januzajn
25 janar 2020
| 20:03
Megjithëse luan në Spanjë me Real Sociedadin, Adnan Januzaj ka ngjallur interesin e disa klubeve italiane.
Përveç Milanit dhe Romës, ku këta të fundit duken më afër 24-vjeçarit, edhe klubi i Parmës është përfshirë në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të avancuar të kombëtares së Belgjikës. Sipas “Sky Sport” mësohet se Parma po monitoron Januzajn duke marrë parasysh cilësitë e tij si futbollist.
Pasi nuk arriti të stabilizohej te Manchester United, Januzaj ka mundësinë më të mirë për ngritur karrierën e tij.