
Parma kërkon rikthimin e Balotellit në Itali
28 qershor 2019
| 15:23
Mario Balotelli mund të rikthehet në Seria A. Sulmuesi italian është lojtar i lirë, pasi kontrata me Marseille i ka përfunduar.
Është skuadra e Parmës ajo që po insiston për të transferuar ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit.
28-vjeçari ka bërë karrierë edhe në Premier Ligë ku ishte pjesë e Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Për Kombëtaren e Italisë, Balotelli është paraqitur në 36 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.
/Epoka e re/