
Parma kthehet në Seria A, pas tri vitesh
19 maj 2018
| 00:24
Pas Empolit, Parma është skuadra tjetër që do të rikthehet në Serinë A, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Emilianët arritën të triumfojnë me rezultatin 0-2 si musafir ndaj Spezias dhe të përfitojnë maksimalisht nga barazimi i Frosinones në shtëpi ndaj Foggias, për t’u renditur në vendin e dytë.
Nga ana tjetër, pikërisht Frosinone, Bari, Palermo, Venecia, Cittadella dhe Perugia, do të diskutojnë Play Off-in me njëra-tjetrën, për të përcaktuar skuadrën e 3-të që do të ngjitet në Serinë A.