Parma ndali Juventusin
Parma ka bërë të pamundurën duke përmbysur një avantazh të dyfishtë të Juves dhe duke barazuar 3-3 në kohën shtesë të takimit.
Ishte një ndeshje historike e miqve të cilët kanë luajtur pa frikë ndaj bardhezinjve në Allianz Stadium dhe në fund e kanë merituar pikën e fituar.
Ishte Ronaldo ai që kaloi të tijtë në avantazh në pjesën e parë me një gol me fat. Pas pushimit Rugani dyfishoi rezultatin përpara se Barilla të ngushtonte diferencën.
Por Ronaldo shënoi përsëri me një goditje me kokë dhe aty u mendua se gjithçka kishte përfunduar, por jo.
Gervinho rihap sfidën me një gol me finte dhe në fund të takimit ka shënuar golin e barazimit. Goditja e tij nuk ishte e pakapshme dhe mbase po të kishte qenë një Buffon në portë edhe mund ta kishte pritur, por Perin e ka lejuar të shkojë në rrjetë.
Ronaldo ka shënuar golin e 17-të në Serie A, lojtari i parë i Zonjës që e bën një gjë të tillë në sezonin e parë që pas David Trezeguet.