![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/Roberto-D’Aversa.png)
Parma shkarkon trajnerin
23 gusht 2020
| 18:01
Skuadra nga Seria A, Parma, ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin Roberto D’Aversa.
Lajmi është bërë me dije nga skuadra e Parmës përmes një komunikate. “Parma njofton se Roberto D’Aversa është liruar nga roli i trajnerit të ekipit të parë”, thuhet në njoftim. Më tutje, thuhet se trajnerit kohën e fundit i kanë munguar kohezioni, uniteti i synimit dhe entuziazmi. Sezonin 2019/2020 Parma e ka përfunduar në vendin e 11 me 49 pikë.