Parma vendos për të ardhmen e Dermakut

25 gusht 2021 | 17:14

Kastriot Dermaku është rikthyer në radhët e Parmës pas huazimit te Lecce. Këta të fundit janë të kënaqur me shërbimet e mbrojtësit shqiptar dhe kanë shfaqur hapur interesin për ta bërë sërish pjesë të organikës së tyre në këtë sezon të ri.

Por Parma i ka dhënë përgjigje të ardhmes së futbollistit shtatlartë dhe Lecces i duhet të presë edhe disa muaj për të tentuar transferimin e tij.

Sipas “Gazzetta di Parma“, skuadra italiane ka vendosur fatin e Kastriot Dermakut. Ky i fundit do të jetë pjesë e Parmës deri në muajin janar.

Më pas do të rishqyrtohet pozita e tij në klub dhe do të arrihet në një përfundim sa i përket qëndrimit të tij në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.08.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…