Parrotlla.net: Rrihen pas debatit në studion e RTK-së avokati Tomë Gashi me përfaqësuesin e PSD-së
Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi, u ndeshën fizikisht me njëri-tjetrin, pas akuzave të ndërsjella që hodhën mes vete gjatë debatit.
Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ridvan Berisha, shkruan Parrotlla.net.
Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së, Nol Nushin, se ka qenë viktimë e dhunës seksuale në ambientet e VV-së, kur ishte ende pjesë e kësaj partie. Pas kësaj akuze direkte dhe ofendimeve të vazhdueshme që Gashi bëri në drejtim të Nushit, ky i fundit e ka gjuajtur me ujë përfaqësuesin e VV-së.
Ka qenë gazetari Ridvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.
E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti.