Partia Demokratike e Kosovës dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme 2021

08 janar 2021 | 23:43

Shkruan: Ismail Syla

1.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhje e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021 duhet ta dëshmojë forcën dhe vitalitetin e saj po ashtu të jashtëzakonshëm, si një parti me anëtarësi që ka bindje të thella dhe të bazuara në vlerat më të mira kombëtare, patriotike demokratike dhe institucionale.

2.

Trashëgimia politike e Partisë Demokratike të Kosovës është historike. Ajo dhe lidershipi i saj qëndrojnë në themelet e çlirimit dhe themelimit të Republikës së Kosovës, – shtet i pavarur dhe sovran.

3.

Partia Demokratike e Kosovës është shquar vazhdimisht për anëtarësi të qëndrueshme.  Edhe kur një pjesë e anëtarësisë nuk ka ndje dorën e të mirave dhe përfitimeve nga të qenit në PDK nuk ka lëvizur.

4.

Arrestimet e nëntorit 2020 bëjnë që PDK të hyjë në këtë garë zgjedhore pa liderin Kadri Veseli dhe pa frymën universale të ish kryetarit të parë të saj, ish kryeministrit dhe ish presidentit Hashim Thaçi.

5.

Përparësi e jashtëzakonshme e PDK-së në këto zgjedhje është fakti që liderët e saj në Hagë u goditën në pikën e tyre më të fortë, në nderin e tyre, në nderin e luftëtarit të lirisë dhe të njeriut çlirimtar.

6.

Në kohën kur qëndruan në burgun e Hagës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në institucionet e Kosovës kishte germë dhe frymë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dallim nga skena aktuale politike.

7.

Aktualisht PDK-ja dhe aty këtu ndonjëri nga aleatët e saj janë e vetmja mbrojtje institucionale e lidershipit që padrejtësisht gjendet në burgun e Hagës. Përvetësimi dhe identifikimi me sloganin  “Liria ka emër” i bën nder çdo subjekti politik.

8.

Nuk i parapëlqej shprehjet ushtarake në përditshmërinë civile, por nuk ka si të mos thuhet se ka ardhur momenti i sprovës për t’u dëshmuar armata politike e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

9.

Me një PDK të fortë dhe stabile, janë stabil dhe me plot imunitet politik liderët që sot gjenden padrejtësisht në Gjykatën e Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka ngritur aktakuza ndaj…