Zëdhënësi i PDK-së: LV-ja e paaftë, e papërgjeshme dhe mashtruese
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se partia e Albin Kurtit po dëshmohet çdo ditë se është parti mashtruese, e papërgjegjshme dhe e paaftë të udhëheqë me shtetin e Kosovës.
“Paaftësinë e saj për ta formuar koalicionin qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje sot ia paska adresuar një formacioni politik imagjinar”, ka shkruajtur ai.
“Partia e Albin Kurtit, jo vetëm është e paaftë, por është edhe e papërgjegjshme dhe mashtruese. Partia Demokratike e Kosovës, si parti opozitare, e fton LVV-në që të pushojë me këto lojëra fëmijërore, sepse bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, e jo për ndonjë forum të tyre politik. Le ta formojë Qeverinë sa më parë, edhe pse, siç po shihet, Kosova dhe shoqëria e saj nuk do të përfitojnë asgjë”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Zëdhënësi i PDK-së e ka ftuar me këtë rast Vetëvendosjen që qkapjen e shtetit ta filloj nga Komuna e Prizrenit ku VV qeverisë, e ku siç ka shkruar Bytyçi, gjysma e kabinetit është nën aktakuza për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare.
i PDK-së: VV e paaftë, e papërgjeshme dhe mashtruese