Partia e Ali Ahmetit fiton në Dibër

14 nëntor 2021 | 23:02

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale është deklaruar se ky subjekt politik ka shënuar fitore në zgjedhjet e sotme lokale në Dibër.

“Fitore e madhe në Dibrën e madhe, e merituar dhe e drejtë. Urime Dibrës, dibranëve dhe të gjithëve.

Mirënjohje për të gjithë kontribuesit, nuk do të ju zhgënjejmë asnjëherë. Tash, t’i rrekemi punës vëllezër e motra”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Në Dibër është mbajtur raundi i dytë i balotazhit ku kandidati i BDI-së për Dibër, Hekuran Duka ka shënuar fitore përballë kandidatit të ASH, Bekim Poçesta.

Jozyrtarisht Duka ka një epërsi prej 136 votave. Nga shtabi i BDI tashmë kanë nisur festimet në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual dhe fituesi i zgjedhjeve lokale në komunën e…