Partia e Drejtësisë i jep mbështetje kryetarit Ferid Agani
Partia e Drejtësisë (PD) mbrëmë ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës, në të cilin janë bërë ndryshimet statutore duke e votuar një zëri.
Po ashtu Partia e Drejtësisë ka dalë me një deklaratë politike për gjykimin e padrejtë të kryetarit të saj Dr. Ferid Agani, me të cilën shpreh brengën e saj për kapjen e institucioneve të drejtësisë nga politika.
PD-ja vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj kryetarit Aganit e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, dhe si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë juridike të çdo qytetari të vendit.
Kuvendarët u pajtuan me deklaratën duke i dhënë mbështetje të plotë kryetarit të saj.
Kuvendi i punës i PD-së po ashtu theksoi rendësin e ndërprerjes sa më të shpejtë të korrupsionit institucional në vend; arritjes së unitetit të domosdoshëm politik para fillimit të procesit të paevitueshëm negociator për rregullimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë – Serbi nëpërmjet zgjedhjeve të jashtëzakonshme që duhet të mbahen në vjeshtën e këtij viti; si dhe vazhdimin e reformave të ndërprera në sektorët e drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit.
/Epoka e re/