Partia e dytë, as PDK-ja, as LDK-ja
06 dhjetor 2023
| 08:20
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se, sipas matjeve të fundit, partia e dytë në Kosovë nuk është as PDK-ja, as LDK-ja.
“Sipas matjeve, partia e dytë pas LV-së është partia e të papërcaktuarve”, tha Peci.
Ai tutje tha që preferenca e parë është LV-ja por, pas saj sipas matjeve, respodentët e pyetur se pas LV-së kënd e preferoni, shumica prej tyre kanë zgjedhur Partinë Guxo.
Peci tha, po ashtu, se gjatë vitit 2024, bashkë me kryetaren tjetër të partisë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të agazhohen më shumë në konsolidimin e partisë dhe prurjeve të reja në partinë Guxo. /Gazeta10