Partia e Erdogan kërkon rinumërim të plotë të votave në Stamboll
Partia AKP e presidentit Tayyip Erdogan po kërkon një rinumërim të plotë të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale në Stamboll, ka thënë një zyrtar i lartë i partisë të dielën, një javë pasi rezultatet fillestare treguan një fitore të ngushtë për partinë kryesore opozitare të Turqisë.
AKP u përball me humbjet e dukshme të bashkive të Stambollit dhe të kryeqytetit Ankarasë, të dy qytetet të cilat partia dhe paraardhësit e saj islamikë, i kanë dominuar për një çerek shekulli.
Erdogan vetë u promovua si kryebashkiaku i Stambollit në vitet 1990, përpara se të dalë si udhëheqës kombëtar.
Deri tani udhëheqja fillestare e mbajtur nga Ekrem Imamoglu, kandidati për kryetar të Partisë Republikane Popullore (CHP), është ngushtuar nga 25,000 vota menjëherë pas votimit, deri në pak më shumë se 16,000 vota, pasi 70 për qind e rinumërimeve janë përfunduar.