Partia e Erdoganit pranon humbjen në Stamboll
23 qershor 2019
| 23:31
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll, ka humbur zgjedhjet lokale.
Kandidati i partisë kryesore opozitare, Ekrem Imamoglu, ka fituar 54 për qind të votave, teksa janë numëruar pothuajse të gjitha votat. Ai kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin mars, të cilat u anuluan, pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Recep Tayyip Erdogan u ankua për parregullsi zgjedhore.
“E uroj Ekrem Imamoglun, që ka fituar zgjedhjet, bazuar në rezultatet preliminare”, ka shkruar ai në “Twitter”.