Partia e Ivanoviqit garon bashkë me Listën Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit
05 shtator 2019
| 13:38
Iniciativa Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP), parti kjo e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviqm ka vendosur që të jetë në listën “Srpska Lista -Aleksandër Vuçiq” në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor në Kosovë.
“Ne jemi të mendimit që serbët në Kosovë kanë nevojë për unitet në këtë kohë, mbështetjen e shtetit të Serbisë për mbijetesën dhe ruajtjen e interesave kombëtare”, është thënë në një deklaratë të Iniciativës Qytetare SDP.
Kjo iniciativë është drejtuar nga Oliver Ivanoviq deri në ditën e vrasjes së tij më 16 janar të vitit 2018, para selisë së këtij subjekti politik në veri të Mitrovicës.