Partia e Jabllanoviqit: Kemi dëshmi që Lista Serbe i ka vjedhur votat
Partitë serbe që funksionojnë në Kosovë kanë filluar të akuzojnë njëra –tjetrën për vjedhje votash në zgjedhjet e 6 tetorit.
Fillimisht, Lista Serbe ka akuzuar Partinë e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq për vjedhje të votave.
Ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur Listës Serbe, duke thënë se metodat kriminale për vjedhje të votave dhe shantazhim të njerëzve janë të panjohura për Partinë Serbe të Kosovës.
Kjo parti ka thënë se Lista Serbe ka aleat në Prishtinë dhe se kanë dëshmi që kjo listë ka vjedhur vota më 6 tetor.
“Partia Serbe dënon me forcë dhe kundërshton deklaratat e ardhura nga një parti, zyrtarët e së cilës janë në garanci të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë kryer krime të rënda. Kujtojmë zotërinë e Listës Serbe se metodat e huaja dhe të panjohura kriminale për vjedhjen e votave, frikësimin dhe shantazhimin e njerëzve, si dhe djegien e pronave të disidentëve politikë janë të panjohura për ne”.
“Ne nuk e kemi asnjë alet në Prishtinë si ju zotërinj nga Lista Serbe, por ne kemi dëshmi serioze për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ne i kemi siguruar ato në institucionet përkatëse dhe misionet e vëzhgimit të huaj dhe ne jemi mjaft ë qartë për nervozizmin dhe frikën që keni tani, pasi ju e vetë e dini se çfarë lloj vjedhje votash keni kryer dhe sa pamëshirshëm keni shkelur vullnetin e popullit serb në Kosovë”, është thënë në komunikatën e Partisë Serbe të Kosovës. /Rtk/