Partia e Kurtit dhe opozita shqiptare e Maqedonisë sulmojnë Bujar Osmanin, njeriun që për 2 vite i përzuri 17 diplomatë rusë
Bujar Osmani, i cili përfaqëson subjektin politik BDI, që doli në skenë pas suksesit në luftën për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, gjatë ditës së sotme u gjet në një sulm të orkestruar nga Qeveria Kurti dhe partitë opozitare shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Qeveria Kurti dhe partitë opozitare shqiptare dëshpërimisht provuan ta nxjerrin Bujar Osmanin në taborin e Serbisë, metodë kjo e njohur dhe e praktikuar shpesh nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.
Qeveria Kurti nisi sulmin ndaj Osmanit pikërisht për pikat që vetë u zotua në letrën të cilën ia ka dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku specifikisht thuhet se shteti i Kosovës do të përmbahet nga përdorimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore.
Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, kishte përzënë 17 diplomatë rusë nga Maqedonia e Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “Politika”, ka treguar se brenda 2 viteve të mandatit të tij si kryediplomat ka dëbuar 17 diplomatë nga RMV.
“Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata. A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani.