Partia e Mistotakisit, humbet Athinën dhe Selanikun në zgjedhjet lokale
Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për ato bashki që nuk arritën dot të zgjidhnin dot kryetarët në raundin e parë. Dhe rezultatet nuk janë aspak të mira për kryeministrin Kyriakos Mistotakis. Kandidatët e partisë së tij “Demokracia e re” nuk u konfirmuan as në Athinë dhe as në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit.
Surpriza më e madhe ishte në Athinë ku kryebashkiaku në detyrë Kostas Bakojanis u mund nga Haris Doukas, një kandidat i mbështetur nga PASOK. Edhe në Selanik, u shpall fitues i balotazhit me 67% të vitave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria. Pas daljes së këtyre rezultateve ka reaguar menjëherë kryeministri, Mitsotakis.
“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”,– theksoi kryeministri grek.
“Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tokë”, – theksoi ai, duke iu referuar mesazheve politike që dhanë kutitë e votimit. “Më lejoni t’ju kujtoj se në zgjedhjet nacionale u duk forca e të gjitha partive. Kishte një kundërpërgjigje forcash kundër Demokracisë së re”, – shtoi ai, duke vënë në dukje pjesëmarrjen veçanërisht të ulët.
“Unë do të them vetëm një gjë. Qeveria duhet të luftojë me të gjitha forcat e saj me theks në axhendën e saj reformuese. Për ata që nxitojnë të festojnë, më lejoni t’ju kujtoj se para disa muajsh patëm zgjedhje kombëtare në të cilat forca e partive u regjistrua me qartësi absolute”,– tha kryeministri grek, duke përfunduar: “Qeveria është këtu për të punuar me ta”.