Partia fituese ka favorizuar interesat serbe, duke e ndarë kombin në “ne” dhe “hajvana”

12 shkurt 2025 | 15:14

Shkruan: Besa Ismaili, kandidate e PDK-së për deputete

Një fjalë….
Të dashur qytetarë,
E ardhmja e Republikës së Kosovës është në duart tona – si qytetarë dhe si faktorë politikë. Kemi dëgjuar kërkesat për veprime konkrete dhe i ndjejmë si detyrë dhe përgjegjësi të përbashkët për të ndërtuar një shtet më të fortë dhe më të drejtë.
Gjatë kësaj fushate, kam parë nga afër angazhimin dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam e bindur se ne kemi vizionin dhe përkushtimin për të ndërtuar institucione që nuk kufizojnë, por që u shërbejnë qytetarëve.
Sfida të mëdha shtetërore janë bërë realitete të pakapërcyeshme për shkak të mungesës së vizionit të kundërshtarëve tanë. Kosova është përballur me sfida të reja që cënojnë luftën tonë çlirimtare, lirinë dhe vetë shtetin tonë.
Vendimet dhe politikat e partisë fituese LVV-së kanë krijuar ndasi në “ne” dhe “hajvanat” dhe kanë favorizuar interesa që nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve tanë.
Por për ne, Kosova është mbi gjithçka. Uniteti duhet të mbetet parimi ynë moral dhe politik.
Historia jonë ka dëshmuar se kemi sakrifikuar për interesin shtetëror – nga lëvizjet ilegale e lufta çlirimtare deri te ndërtimi i institucioneve dhe vizioni për një Kosovë ma mirë. Ne sjellim një politikë të re, të matur dhe me zgjidhje konkrete për të ardhmen e vendit.
Ne nuk duam institucione të izoluara, të sanksionuara apo të kufizuara, por institucione të forta, funksionale dhe të prekshme për qytetarët.
Zgjedhjet janë përmbyllur, rezultatet mund të vonohen, por kauza jonë – e ndërtuar mbi besimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës – do të vazhdojë të realizohet me vendosmëri dhe vizion.
Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar në rrjetet sociale…