Partia Fjala kërkon largim nga puna të profesorit që rrahu nxënësin në Besianë
Partia Fjala ka kërkuar që të largohet nga detyra e tij, profesori i cili është raportuar se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi në Gjimnazin e Besianës.
Përmes një reagimi të saj, kjo parti konsideron se profesorit në fjalë duhet shqiptuar dënimi i merituar siç e kanë quajtur ata nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Besianës.
“Ne Fjala, dega e Besianës ndjehemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë rreth kësaj dukurie tashmë shpesh të përsëritur në Komunën e Besianës, por rasti i fundit pa marrë parasysh shkaqet që kanë sjell në një moment të tillë është e papranueshme rrahja e profesorit ndaj nxënësit. Ne kërkojmë nga organet kompetente të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i shqiptohet dënimi i merituar, kurse nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Besianës kërkojmë që me efekt të menjëhershëm ta largojnë nga puna këtë person dhe të bëhet shembull edhe për shumë të tjerë që kanë sjellje të tilla”, është thënë në reagimin e kësaj partie.
/Epoka e re/