Partia Fjala mbështet fuqishëm aksionin e policisë në veri
Partia Fjala e cila drejtohet nga Gëzim Kelmendi i ka dhënë mbështetje aksionit të Policisë së Kosovës në veri.
Kjo parti ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të politikës së Kosovës.
“Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës dëshmon se Kosova ka një polici të përgatitur dhe profesionale e cila ka guxim, vullnet dhe forcë për ta
mbrojtur rendin dhe ligjin në Kosovë. Lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të politikës kosovare. 20 vjet pas luftës nuk ka pasur as vullnet dhe as prioritet për ta luftuar krimin e organizuar. Kosova ka një polici të shkëlqyer, por nuk ka klasë politike të mirë. Respekt dhe përgëzime për Policinë e Kosovës”, është thënë në reagimin e partisë Fjala.
/Epoka e re/