Partia Fjala përkujton 19-vjetorin e masakrës së Dubravës
20 maj 2018
| 14:43
Partia Fjala e cila drejtohet nga ish-deputeti Gëzim Kelmendi, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Dubravës.
Kjo parti ka kërkuar nga Qeveria dhe faktori ndërkombëtar t’i bëjë presion Beogradit për dorëzimin e atyre që urdhëruan këtë masakër.
“Janë bërë 19 vjet nga masakra në burgun e Dubravës, masakër kjo e cila u krye nga forcat policore të Serbisë . Në këtë masakër humbën jetën 150 të burgosur shqiptarë. Ne si Fjala, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që t’i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër”, është thënë në njoftimin e Partisë Fjala.