Partia FJALA sot në Pejë zhvilloi fushatën zgjedhore
Edhe në Pejë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi ka treguar se politika e Kosovës e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigrojë.
“Prandaj nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime”, ka thënë ai.
Kryetari i FJALËS Kelmendi ka potencuar se komuna e Pejës ka pësuar shumë nga politika e pasluftës.
“Peja i ka humbur 8 mijë hektarë tokë në kufi me Malin e Zi. Studentët dhe të diplomuarit e rinj në Universitetin e Pejës janë viktimë e politikës 20-vjeçare, ata nuk kanë mundësi punësimi por ëndërr e tyre mbetet emigrimi në vendet perëndimore”, ka thënë Kelmendi.
Gëzim Kelmendi ka treguar se shtyllë kryesore e Partisë FJALA është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe atë duke filluar nga politika dhe pastaj në shtresat tjera të shoqërisë.
Kelmendi ka prezantuar kandidatët për deputetë nga komuna e Pejës kur përveç tij garojnë edhe Rinor Kelmendi, Eneida Kelmdndi dhe Aresa Hoti.
/Epoka e re/