Partia Liberale Egjiptiane përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit
06 nëntor 2021
| 13:50
Partia Liberale Egjiptiane më 14 nëntor do ta përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit.
Totaj ka falënderuar kryetarin e PLE-së, Veton Berisha për mbështetje.
“Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.