Partia populiste pro-Moskës fiton zgjedhjet në Sllovaki
Partia populiste pro-Moskës e udhëhequr nga ish-kryeministri, Robert Fico, ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë, me pothuajse të gjitha votat e numëruara.
Partia Smer-SSD kishte një epërsi të qartë me pothuajse 24 për qind të votave, pavarësisht nga sondazhet që sugjeronin fitoren e partisë liberale të qendrës.
Ai pritet të nisë bisedimet e koalicionit për formimin e qeverisë së ardhshme.
Partia liberale Progresive Sllovakia, e cila në sondazhet kishte dalë se do të fitonte zgjedhjet, mori rreth 17 për qind. Partia pro-evropiane Hlas, e cila mund të vendosë se kush do të formojë qeverinë e ardhshme, doli e treta me 15 për qind.
Ish-kolegu i Fico-s dhe lideri i majtë i Hlas, Peter Pellegrini i mbajti të hapura opsionet e tij për koalicionet e ardhshme.
“Shpërndarja e vendeve konfirmon Hlas si një parti pa të cilën asnjë koalicion qeveritar që funksionon normalisht nuk mund të bashkohet”, tha Pellegrini, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Fico mund të bashkohet me Hlas, e cila u nda nga Smer në 2020, dhe Partia Kombëtare Sllovake nacionaliste që fitoi pesë për qind.
Mund të ketë deri në 10 parti në parlamentin e ri, nga libertarianët deri tek e djathta ekstreme, gjë që mund ta bëjë procesin e koalicionit të gjatë dhe të ndërlikuar.
“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë”, u tha së fundmi Fico mbështetësve.
Kërcënimi ka çuar në shqetësime midis anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa ka fituar mbështetje në mediat sociale midis sllovakëve, të cilët tradicionalisht kanë ndjenja miqësore ndaj Moskës.
Sllovakia ka qenë një aleat besnik dhe i palëkundur i Kievit, duke furnizuar raketa dhe helikopterë tokë-ajër dhe madje duke dhuruar të gjithë flotën e saj të përdorur të avionëve luftarakë MiG-29.