
“Partisë fituese i takon të prijë në negociata – “hajvanë” ishte shprehje e papranueshme”
Profesori Bujar Dugolli deklaroi në Pressing në T7 se partisë fituese i takon të prijë në negociata, duke diskutuar e thirrë partnerë eventualë për formimin e qeverisë.
Sa i përket gjuhës së Kurtit që iu referua si “hajvana” kolegëve të opozitës, Dugolli tha se është gjuhë e papranueshme.
“E kanë obligim me bo qeverinë, institucionet. Kjo vonesa i ka arsyet, ndryshimi i ligjit, numërimi nëpër komuna etj”, tha Dugolli në Pressing.
“Është i nevojshëm një koalicion stabil”, tha Dugolli.
“Unë mendoj që s’e ka luksin askush as të refuzojë as kundërshtojë bashkëpunimin, por e ka obligim kushtetues…Partisë fituese të zgjedhjeve i mbetet barra të prijë në proces negociator, të diskutojë e thërrasë partnerët eventualë”, tha Dugolli.
“Kemi thënë që ai zhargon për shumë dhe për ne ka qenë i papranueshëm dhe nuk duhet politikanët të kenë një gjuhë të komunikimit të tillë”, tha Dugolli për gjuhën e Kurtit.