Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota

05 mars 2021 | 11:06

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhore dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

Ankesë në PZAP ka dorëzuar edhe ish-deputetja boshnjake ,Duda Balje, kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU).

Ajo ka thënë se presin që drejtësia do të vihet në vend, duke paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën Supreme.

“Na tash kemi dorëzuar në PZAP, për gjëra që kemi të drejtë, në emër të komunitet boshnjak dhe komunitetet tera, jemi duke pritur rezultatet dhe jemi të sigurt që drejtësia do të shkojë në vend. Ne do shkojmë deri në Gjykatën Supreme, kur kërkojmë anulimin e votave serbe që kanë votuar për partinë boshnjake”, ka thënë ajo.

Ndërsa Veton Berisha, ka thënë se kanë fakte të pakontestueshme që votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Sot jemi duke kryer obligimin tonë ligjor, kemi dorëzuar ankesën e pesë partive, unë në krye të partisë liberale, jemi duke ushtruar të drejtën tonë ligjore, dhe jemi duke ankimuar iniciativën rome që pretendojmë që ka marrë vota nga ne”.

“Dy të zgjedhurit nga lista  janë të zgjedhur nga komuniteti serb dhe me këtë rast kemi fakte të dorëzuara në PZAP, dhe jemi të bindur që do parandalohet një e keqe më e madhe e Kosovës”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Super rezidencës në Londër, e marrë me qira nga Rihanna…