Partitë kanë afat deri më 30 qershor t’i dërgojnë në KQZ koalicionet për zgjedhjet lokale
Subjektet politike në Kosovë kanë kohë që deri më 30 qershor t’i dërgojnë koalicionet për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.
Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, ka thënë se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.
Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.
Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës ka qenë shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor, ku një kërkesë e tillë është votuar nga anëtarët e KQZ-së.