Partitë politike ‘dorëlira’ me shpenzimet gjatë fushatave

26 gusht 2019 | 15:52

Partitë politike, kryesisht shpenzojnë shuma më të mëdha të parave për fushata zgjedhore sesa norma e përcaktuar me ligj, thonë përfaqësues të shoqërisë civile të cilat monitorojnë proceset dhe fushatat zgjedhore në Kosovë.

Sipas organizatave joqeveritare që monitorojnë aktivitetet zgjedhore, në bazë të një matje që është bërë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, subjektet pjesëmarrëse kanë shpenzuar rreth 4 milionë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet ka kumtuar se subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje nuk mund të shpenzojnë më shumë sesa 0.50 cent për votues, por që kjo vlerë tejkalohet, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, Valmir Ismaili nga organizata Demokraci Plus.

“Me ligj është e përcaktuar që partitë politike të shpenzojnë 0.50 cent për votues, që i bie se mund të shpenzojnë përafërsisht deri në 900 mijë euro gjatë fushatës zgjedhore. Por, subjektet politike shpenzojnë shumë më shumë sesa që ua lejon ligji dhe kjo ndodh për shkak se nuk ka pasur sanksionime në të kaluarën për këtë çështje”, ka thënë Ismaili.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/partite-zgjedhjet-shpenzimet-fushata/30129700.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një medium afrikan ka zbuluar një skandal që ka të…