Partitë politike më shumë po preferojnë të mbesin në opozitë sesa të jenë në pushtet
Albert Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike në vend ka thënë se partitë politike më shumë po preferojnë të mbesin në opozitë sesa të jenë në pushtet.
“Kjo të paktën përgjatë dy viteve të ardhshme kur pritet të ngriten akuzat e para nga Gjykata Speciale, si dhe të përmbyllet procesi i dialogut me Serbinë. Kjo periudhë nuk do të jetë aspak e lehtë për të qenë në pushtet”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Përndryshe, sips tij, është e vështirë të shpjegohet pse partitë e ish-koalicionit PAN nuk bënë as përpjekjen më të vogël që të jenë pjesë e qeverisë së re, por zgjedhën të mbesin në opozitë qysh në natën e zgjedhjeve.
“Ndërsa, opozita e djeshme, sot me shumë po angazhohet që të mos arrijë marrëveshje për bashkëqeverisje sesa të gjejë kompromis”, ka shkruar Krasniqi.
/Epoka e re/