Partitë presin presidentin për t’i nisur konsultat për datën e zgjedhjeve

25 korrik 2019 | 08:10

Subjektet politike të pozitës dhe të opozitës janë në pritje të lëvizjes së presidentit Hashim Thaçi për t’i filluar konsultat rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, përfaqësuesit e partive politike janë shprehur të gatshëm që t’u drejtohen kutive të votimit, shkruan “Epoka e re”.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçit, që të mos bëjë vonesa të panevojshme për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. Ndërkaq presidenti Thaçi ende nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se pas dorëheqjes së kryeministrit zgjedhjet janë të pashmangshme.

Edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, prej të premtes kur ka dhënë dorëheqje ka përsëritur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Pas veprimit të kryeministrit edhe Nisma Socialdemokrate ka thirrur mbledhje të kryesisë së partisë duke treguar se është e gatshme për zgjedhje të reja.

Ndërkaq subjektet opozitare i kanë bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që sa më shpejt t’i fillojë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, në të kundërtën, ato kanë paralajmëruar se do të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për ta shpërndarë Kuvendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Shëndetësisë së komunës së Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, ka…